Rahoveci sot takohet me HSB Karvina

Prej orës 18:00 në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci takohet me kampionin e Çekisë, HSB Karvina. Ndeshja i takon raundit të dytë të Kupës Evropiane në hendboll.
Rahoveci ka përballë skuadër cilësore dhe me suksese të mëdha. Por “vreshtarët” kanë premtuar maksimumin në tentim për të arritur rezultat pozitiv.
Pritet që Rahoveci të ketë përkrahje të madhe edhe nga tribunat.
Ndeshja e kthimit është të shtunën e ardhshme në Çeki./21Media 

Back to top button