Besa Famgas synon kualifikimin ndaj Potaissa Turdas

Pas udhëtimit të stërzgjatur prej 36 orësh, skuadra kampione e hendbollit kosovar, Besa Famgas, ka mbërritur në Turda të Rumanisë, ku nesër e zhvillon ndeshjen e kthimit në raundin e tretë të Kupës së Evropës. Ekipi pejan nuk është lejuar që të hyjë në Rumani nga territori i Serbisë dhe për këtë arsye udhëtimi është zgjatur edhe më shumë. Besa e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Potaissa Turdas javën e kaluar në Pejë me rezultat 30:28. Takimi i nesërm fillon prej orës 17:00./21Media

Back to top button