Besa festoi fitoren në sheshin e Tetovës! Ahmeti pranoi humbjen, ASH akuzoi për blerje votash

Pas numërimit të shumicës së votave, Lëvizja Besa si fituese, mbrëmë doli për të festuar në sheshin e Tetovës. E pas disa minutash aty doli edhe kryetari Bilall Kasami. Ai falënderoi ata që votuan dhe tha se kjo fitore u takon tetovarëve.
“Besa sot fitoi në koalicion me tetovarët  dhe tetovarët janë fituesit e kësaj gare. Tetovarët e meritojnë përkushtimin tim të pa fund deri në fund të mandatit  dhe Tetovës i premtoj dhe i jap Besën që Bilall Kasami  do sakrifikojë më të mirën për një Tetovë të zhvilluar për një Tetovë që e duam krejt”, tha Bilall Kasami – Besa.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali AHmeti ishte i pari që doli para mediave dhe pranoi humbjen në Tetovë.
“Uroj që demokracia në vazhdimësi të përparojë  të investojmë edhe më tej në proces zgjedhor si deri më tani se zgjedhjet janë pasqyra e një shteti. Pavarësisht  se këto zgjedhje kanë qenë të pavullnetshme  megjithatë  u deshtë ligji të respektohet për mungesë të eksperiencës të drejtuesve aktual të komunës  detyrimisht u deshtë të organizohen zgjedhjet për këshillin komunal të Tetovës edhe pse mos pjesëmarrja është shumë e lartë dhe në kohë jo të duhur, por kjo është demokracia edhe ne e kemi respektuar”, deklaroi Ali Ahmeti – BDI.
Orhan Mutezani tha se Alternativa për herë të parë merr pjesë e vetme në zgjedhje si parti dhe e ka arritur që të fiton një mandat dhe ky mandate sipas tij do të jetë çelësi i komunës .
“Dëshiroj t’i uroj fitoren atyre që kanë marr numrin më të madh të votave dhe të këshilltarëve duke marr  më  shumë numrin e përgjithësive këtu dua të përgëzoj edhe këshilltarin e ardhshëm të Alternativës Faton Selamin  si përfaqësues i ardhshëm  në këshillin e Tetovës  dhe t’i dëshiroj punë të mbarë dhe përfaqësim dinjitoz. Sa i takon Alternativës edhe paraqitjes dua të theksoj se ishte paraqitja parë e  jona  si parti më vete ne jemi të kënaqur nga ky rezultat”, pohoi Orhan Mutrezani – Alternativa.
Aleanca për Shqiptarët në Tetovë nuk mori asnjë këshilltar, ndërsa bartësi i listës, Abdulla Osmani tha se rezultati nuk është i kënaqur për ta.
“Rezultati nuk është i kënaqshëm për ne. Rezultati që nuk ishte nga pritshmëritë tona.  Në këto zgjedhje u ballafaquam me pushtet absolut nga të gjithë partitë ne ishim e vetmja parti opozitare,  kishim përball luftën me kontratat me punësimet të cilët shtoheshim dita ditës me shantazhe edhe kërcënime të cilët shtohen dita ditës  ndaj aktivistëve tanë  dhe blerja e votës nuk mund të përjashtohet nga ky proces”, theksoi Abdulla Osmani – ASH.
Partia Demokratike Shqiptare fitoi një këshilltar, ndërsa lista Më Mirë për Tetovën, asnjë, raporton TV21./21Media

Back to top button