Gjendja në pikat e kalimit kufitar, kolona deri në 300 metra

Pritjet për të dalë nga Kosova në pikat e kalimit kufitar në Merdare dhe të Dheu i Bardhë janë deri në 40 minuta.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritjet për të hyrë në Kosovë, në Merdare janë 5-10 minuta, ndërsa pritjet për të dalë janë 30-40 minuta. Në këtë pikë të kalimit kufitar, kolona në hyrje nuk ka, ndërsa në dalje, kolona është deri në 300 metra, shkruan rtv21.tv
Ndërkaq, në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë ashtu si në Merdare, 5-10 minuta, ndërsa pritjet në dalje janë 40 minuta. Në këtë pikë të kalimit kufitar, kolona në hyrje nuk ka, ndërsa në dalje, kolona është 200 metra.
Ndërkohë, në pikëkalimet e tjera kufitare pritjet në hyrje dhe dalje janë më të shkurta, krahasuar me pritjet në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, derisa kolona nuk ka. /21Media

Back to top button