Besa Trans-Shkup: Nuk do të organizojmë ekskursione për Turqi, le të ndriçohen shkaqet e aksidentit

 
Nga Agjencioni Turistik “Besa Trans-Shkup” kanë reaguar pas spekulimeve se gjoja kjo kompani do të nis sërish me punë pas muajit janar të vitit 2022, përcjell Tv21.
Nga kjo kompani thonë se nuk duan dhe nuk kanë mundësi që të organizojnë ekskursione, ndërkaq thonë se janë të përqëndruar që të ndriçohen shkaqet e aksidentit tragjik në rrugën “Struma” në Bullgari.
“Gjatë ditës 08.12.2021 ka spekulime se Besa Trans Dooel, gjoja nga janari i vitit 2022 do të transportojë sërish pasagjerë (ekskursione) nga R. MAQEDONIS VERIORE në R. TURQI dhe anasjelltas. Në tërësi i mohojmë spekulimet e tilla dhe e informojmë opinionin e gjerë se Besa Trans Dooel as nuk mund dhe as nuk dëshiron të organizojë transport (ekskursion), përkatësisht kompania është e fokusuar në bashkëpunim me institucionet e Republikës së Maqedonisë Veriore dhe R. Bullgaris për të zbuluar sa më parë shkaqet e tragjedisë së tmerrshme”, shkruhet në njoftimin e Besa Trans-Shkup.
Më 23 nëntor në autostradën e Strumës u aksidentua autobusi i “Besa Trans” me 52 pasagjerë, ku prej tyre 45 persona humbën jetë dhe 7 të tjerë u lënduan./21Media

Back to top button