Hagë: Gucati kërkon që fjalët të mos i nxirren nga konteksti

Në Hagë edhe sot vazhdoi gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK, me dëshminë e Hysni Gucatit. Për të tretën ditë me radhë Gucati vazhdoi t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorisë lidhur me gjykimet e kaluara të ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe frikësimit të dëshmitarëve. I akuzuari, Hysni Gucati tha se për këto cështje nuk ka njohuri. I pyetur nëse ka dëshmitarë të vrarë pasi të njëjtit kanë dëshmuar kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së ai ka kërkuar që fjalët e tij mos të nxirren nga konteksti./21Media

Back to top button