Besart Berisha zbarkon në FC Prishtina

Futbollisti i njohur, Besart Berisha zyrtarisht është bërë pjesë e FC Prishtina, pas lajmeve që qarkulluan këto ditë se Berisha do të kthehej në Kosovë për Ballkanin.
Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e FC Prishtina në Facebook.
“Ëmbëlsira sa i përket afatit kalimtar është lënë për fund, Besart Berisha zbarkon te FC Prishtina. Sulmuesi me përvojë të madhe, Besart Berisha, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë. Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur t’i bashkohet skuadrës “bardhekaltër” për ta shkrirë gjithë potencialin dhe përvojën e fituar në futbollin botëror për ekipin tonë.”, thuhet ndër të tjera në postim./21Media

Back to top button