Besim Hasanit i ndahet çmimi më i lartë i Lëvizjes Olimpike

Ish-kryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasanit, sot në Lozanë të Zvicrës i është ndarë çmimi më i lartë i Lëvizjes Olimpike, “Urdhëri Olimpik” (Olympic Order).
Hasani çmimin e ka pranuar nga Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i ish-kryetarit të KOK-ut, Besim Hasanit, Diamant Hasani, i cili ndihet krenar me vlerësimin që i është bërë babait të tij.
“Shumë krenar për babain tim Besim Hasanin që është vlerësuar me çmimin më të lartë të Lëvizjes Olimpike, Urdhrin Olimpik, nga Presidenti i IOC-së, Dr. Thomas Bach”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë që, Besim Hasani e ka drejtuar Komitetin Olimpik të Kosovës nga viti 1996 deri në mars të vitit 2021./21Media

Back to top button