Hagë: Vazhdoi gjykimi ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt


Ata flasin për krimet që ka kryer Serbia mbi popullatën në Kosovë

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka vazhduar procesi i gjykimit ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. Gjyqtari i rastit i dha fjalën të dy të akuzuarve për të shprehur mendimet e tyre. Gucati përmendi krimet që ka kryer Serbia mbi popullatën në Kosovë gjatë luftës së fundit. Haradinaj, ndërkaq, tha se kushdo që ka kryer krime duhet të përballet me drejtësi, dhe se procesi ndaj tij duhet të jetë i drejt e transparent./21Media

Back to top button