11 të vdekur, 230 raste me Covid-19 në Shqipëri

11 persona që kanë qenë të prekur me Covdi-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa janë konfirmuar edhe 230 raste të reja me Covid-19.
Janë shëruar 266 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,377 që nga fillimi i epidemisë.
8,012 pacientë aktivë me COVID19 në tërë Shqipërinë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Rastet e vdekjeve: një qytetar 51 vjeç nga Kruja, një qytetar 67 vjeç nga Vlora, një qytetar 69 vjeç nga Tirana, dy qytetarë nga 70 vjeç nga Pogradeci dhe Lushnja, një qytetar 73 vjeç nga Gramshi, dy qytetarë nga 74 vjeç nga Kavaja dhe Berati, dy qytetarë 78 vjeç nga Durrësi dhe Korça, një qytetar 79 vjeç nga Fieri.
Të infektuarit janë në këto bashki: 124 në Tiranë, 25 në Berat, 10 në Fier, 8 në Vlorë, Sarandë, 6 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Kurbin, Durrës, Kavajë, Dimal, 3 në Krujë, Mat, Këlcyrë, 2 në Mallakastër, Delvinë, Përmet, Kolonjë, Gramsh, 1 në Kukës, Has, Lezhë, Dibër, Bulqizë, Roskovec, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar.
Statistika (08 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 230
Të shëruar në 24 orë 266
Të shtruar në spitale 176
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 1961
Testime totale 1,330,611
Raste pozitive 189,355
Raste të shëruara 178,377
Raste Aktive 8012
Humbje jete 2,966
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4,257
Fier 817
Shkodër 467
Durrës 430
Vlorë 446
Gjirokastër 371
Elbasan 343
Berat 306
Korçë 219
Lezhë 172
Kukës 99
Dibër 85/Oranews

Back to top button