Besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban-Bajramin

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë sot ditën e parë të Kurban-Bajramit.
Manifestimi qendror për territorin e Kosovës êshtë mbajtur në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.
Me rastin e festës së Kurban-Bajramit, ditën e parë, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon pritje urimi në selinë e Kryesisë, nga ora nëntë deri në orën dymbëdhjetë,
Kurban Bajrami është një nga festat më të rëndësishme për myslimanët. Festa simbolizon përkushtimin ndaj Zotit, bindjen dhe besimin, por është gjithashtu një moment për reflektim shpirtëror dhe mirënjohje.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?