Beyer kërkon liberalizim të menjëhershëm të vizave për Kosovën

 

Eurodeputeti gjerman, Peter Beyer, ka thënë se e mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Ai ka bërë apel për dy vendet që janë skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovës,  Francën dhe Holandën të mbështesin liberalizimin e vizave.

“Liberalizim të vizave për Kosovën dhe atë mënjëherë! Unë apelojë nga kjo pozitë vendet që ende hezitojnë  në veçanti Holanda dhe Franca, edhe pse secili e di  se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret qe ne i kemi vendosur si BE. Andaj nuk duhet të hezitojmë në veçanti këto dy vende sepse kjo ka të bëjë edhe me besimin në BE, andaj ky është momenti i duhur. Kosova është për ne e rëndësishme, njerëzit e Kosovës janë për ne të rëndësishme dhe po aq të rëndësishme janë edhe ushtaret e shumtë që  mbi 20 vjet në KFOR bëjnë misioni e tyre dhe vazhdojnë ta bëjnë, për çka mund të falënderojmë përzemërsisht.”, ka thënë ai.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet ta ketë  prioritet edhe dialogun me Serbinë. “Ka prapë një qeveri të re në Prishtinë, tani është Qeveria Kurti2 e cila duhet të luftojë më shumë sfida nga brenda dhe nga jashtë dhe sidomos me pandeminë dhe luftimin e  korrupsionit që Qeveria e ka vendosur si prioritet por, unë pres që dialogu me fqinjën Serbinë po ashtu të shihet më shumë prioritet, çka duhet të ndodh”, ka thënë Beyer.

Beyer po ashtu tha se nuk mund të vlerësohen të gjitha vendet e Ballanik bashkë por duhet të sihet se kush po i afrohet BE me reforma, derisa  tha se beson te Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti. “Unë do të thoja kush përfaqëson idenë që të gjitha vendet e Ballkanit bashkë të bashkohen BE-se, që ato të vlerësohen bashkë të 6 vendet por kjo do ta dëmtonte totalisht BE për 10 vitet e ardhshme dhe nuk pajtohem me këtë, e refuzoj këtë ide sepse ata që nuk bëjnë reforma nuk mund t’i afrohen BE-së. Andaj apeloj dhe unë i besoj Kutit se ai është i guximshem dhe mund te bëjë realitet bashkëjetesën ndëretnike në veri! “, ka thënë Beyer gjatë fjalimit për misionin e Bundestagut në Kosovë (KFOR).

Fjalimin  e Peter Beyerit e ka shpërndarë ish-kryeminstri i Kosovës, Avdulalh Hoti, i cili është shprehur falënderus ndaj tij. Duke e theksuar se LDK-ja ka dhënë kontribut jetik në ndërtimin e kësaj miqësie./21Media

Back to top button