Beyonce së shpejti publikon albumin e ri
Këngëtarja e njohur, Beyonce, ka afro 5 vjet që nuk ka lansuar një projekt solo, por ka bërë të ditur se tashmë një kohë të gjatë ka qenë duke punuar në një album të ri, i cili pritet të dal në treg së shpejti.
“Pas një viti të tërë të izoluar, mendoj se jemi të gjithë gati për të ikur, për të udhëtuar, për të dashuruar dhe për të qeshur përsëri. Nuk krahasohet asgjë më sasinë e dashurisë, pasionit dhe shërimit që gjej gjatë kohës sa jam në studio duke punuar për projekte të reja” tha Beyonce.
Bashkëpunimet si “Lemonade”, “Mi Gente”, “Savage”, janë vetëm disa nga projektet të cilat e ngriten edhe më shumë krijimtarinë e saj, pasi të gjitha këngët u listuan të parat në toplista të ndryshme./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?