Obiliq: 50 libra bibliotekës dhuratë nga shkrimtari Buxhovi

Shkrimtari dhe historiani i njohur Jusuf Buxhovi, në kuadër të bashkebisedimit me lexues anemban Kosives, veçmas në shkolla dhe biblioteka, sot ka vizituar Obiliqin.
Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arba Mirena, së bashku me drejtoreshën e Administratës, Linda Bekteshi, kanë pritur sot në një takim, shkrimtarin, historianin dhe publicistin, z.Jusuf Buxhovi, i cili ka pasuruar Bibliotekën e Qyteti me 50 tituj librash nga krijimtaria e tij.
Drejtoresha Mirena, ka falënderuar shkrimtarin Buxhovi, për dhurimin e titujve të librave duke i shtuar vlerë me krijimet e tij Bibliotekës së Qytetit, njëkohësisht e ka përgëzuar për krijimtarinë e pasuruar dhe kontributin e dhënë në gjitha periudhat për vendin tonë./21Media

Back to top button