Kënga “Hold my Hand” e Gaga-s, kolonë zanore e filmit “Top Gun: Maverick”

“Hold my Hand” është titulli i këngës së re të Lady Gaga-s, të cilën Gaga e shkroi për filmin tashmë të shumëpritur “Top Gun: Maverick”. Atë po ashtu e interpreton vetë Gaga.
Kjo këngë dëgjohet gjatë filmit. Në fakt, ajo është kolonë zanore e tij.
Ideja për realizimin e këngës “Hold My Hand” lindi pasi që Kruz ishte i pranishëm në shoun e Gaga-s “Enigma” në Las Vegas, në dhjetor të vitit 2019.
Gaga këtë këngë e realizoi në bashkëpunim me producentin amerikan BloodPop, si dhe produksionin e Benjamin Rice.
Kjo këngë apo kolonë zakore është bashkëpunim i kompozitorëve Harold Faltermeyer dhe fituesit të çmimit akademik Hans Zimmer. Në të është angazhuar edhe Lorne Balfe, i cili ka bashkëpunuar edhe për filmin “Mission Impossible: Fallout”.
Kënga “Hold My Hand” besohet se do të bëhet konkurrente për çmime në kategorinë për këngën origjinale.
Këngëtarja Lady Gaga, e cila njëherësh është edhe aktore, çmimin e parë Oscar e fitoi në vitin 2019 për këngën “Shallow”, nga filmi “A Star is Born”.
Filmi “Top Gun Maveric” do të lansohet në kinematë amerikane me datën 27 maj 2022, ndërkaq kënga “Hold My Hand” do të lansohet më 3 maj.
Në filmin e ri “Top Gun Maverick”, aktori Tom Kruz kthehet me rolin e Pete “Maverick” Mitchell, një piloti të guximshëm. Ai trajnon një divizon të tërë pilotësh për një mision, ashtu si nuk ka trajnuar askush ndonjëherë më parë./21Media

Back to top button