Biden dhe Merkel “bashkë kundër agresionit rus”

SHBA-ja dhe Gjermania do të qëndrojnë së bashku kundër agresionit rus, tha presidenti Joe Biden ndërsa përshëndeti kancelaren, Angela Merkel në Uashington.
Biden tha se ka shprehur shqetësimet e tij te Merkel për një tubacion gazi midis Rusisë dhe Gjermanisë, por ata u pajtuan që Moska të mos lejohet ta përdorë energjinë si armë.
Presidenti amerikan tha se të dy aleatët gjithashtu kundërshtuan veprimet anti-demokratike nga Kina, transmeton rtv21.tv.
Merkel, e cila ka punuar me katër presidentë të SHBA, po largohet nga detyra.
“Ne jemi së bashku dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku për të mbrojtur aleatët tanë të lindjes në NATO kundër agresionit rus,” tha Biden në konferencën e përbashkët për media me Merkelin.
Ai pranoi se nuk u pajtuan me Merkelin lidhur me tubacionin e gazit natyror Nord Stream 2 gati 11 miliardë dollarë. Shtëpia e Bardhë ka thënë se do të përdoret nga Rusia si levë mbi Ukrainën dhe fqinjët e tjerë.
“Miqtë e mirë nuk mund të pajtohen”, tha Biden, i cili kohët e fundit hoqi dorë nga sanksionet kundër Nord Stream 2.
Udhëheqësja gjermane kishte një marrëdhënie të ftohtë me paraardhësin e Biden, Donald Trump, dhe tensione të herëpashershme, gjithashtu me George W Bush dhe Barack Obama, dy presidentët e tjerë gjatë mandatit të saj.
Merkel e cila u bë kancelare në vitin 2005, nuk do të kandidojë përsëri në zgjedhjet e shtatorit. Bashkimi i saj Demokristian udhëheq sondazhet e opinioneve./21Media

Back to top button