Një pjesë e kryeqytetit sot për 7 orë do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm

Sipas KRU “Prishtina” kjo ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm do të bëhet për shkak të disa punimeve teknike, në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit. Bëhet fjalë për punime në ndërrimin e gypit të ujit në rrugën “Llapi” në Prishtinë, projekt ky i financuar nga KRU”Prishtina” dhe Komuna e Prishtinës.

“Konkretisht, do të realizohen punimet në kyçjen e gypit me diametër fi 200 mm. Andaj, njoftojmë konsumatorët e rrugës “Bajram Bahtiri” dhe rrugët përreth se do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00.”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”./21Media