Biden dhe Zelensky premtojnë ndihmë për Turqinë e Sirinë

Presidenti amerikan Joe Biden ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të tërmetit që ndodhi mëngjesin e sotëm në Turqi, duke shtuar se është thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetëve atje.
Ai gjithashtu u zotua të ofrojë ndihmë për të mbështetur përpjekjet e shpëtimit.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjithashtu ka shprehur ngushëllime për presidentin e Turqisë dhe për familjet e viktimave.
Në një postim në Twitter, ai shtoi se Ukraina ishte e gatshme të ofrojë ndihmë “për të kapërcyer pasojat e fatkeqësisë”.
Më shumë se 2.300 njerëz kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballësh të Rihterit, i cili i goditi të dyja vendet mëngjesin e hershëm të së hënës dhe lëkundjet tjera pas tij./21Media

Back to top button