Biden edhe zyrtarisht kandidat i demokratëve për president të SHBA-ve

 

Joe Biden është caktuar zyrtarisht si kandidat për president presidencial në kongresin e partisë demokratike.

Dy ish presidentët demokratë, Bill Clinton dhe Jimmy Carter dhe ish Sekretari i Shtetit Colin Powell, një republikan, mbështetën Bidenin.

Clinton tha se presidenti Donald Trump kishte sjellë “kaos” në Zyrën Ovale.

Konventa e demokratëve është kryesisht virtuale, në mesin e pandemisë së koronavirusit, kur edhe ajo e republikanëve e javës ardhshme do të mbahet gjithashtu kryesisht në internet.

Biden, ish-zëvendëspresident amerikan në kohën e Barack Obamës, u bë kandidati i partisë së tij të martën në mbrëmje në një votim të regjistruar paraprakisht nga delegatët në të 50 shtetet.

Kjo është gara e tretë e 77 vjeçarit për Shtëpinë e Bardhë, i cili kishte kandiduar më parë më 1988 dhe 2008.

Back to top button