Biden është i bindur se Putini do ta pushtojë Ukrainën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden është shprehur i bindur se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do ta pushtojë Ukrainën në ditët në vijim, por ka theksuar se hapësira për diplomaci mbetet.
“Që nga ky moment, jam i bindur se ai e ka marrë vendimin. Ne kemi arsye ta besojmë këtë”, ka thënë Biden në një konferencë të jashtëzakonshme për media të premten në mbrëmje, përcjellë rtv21.tv
“Të jemi të qartë, ju jeni i bindur që presidenti Putin do ta pushtojë Ukrainën, a është kjo ajo që sapo thatë?” ishte pyetja e një gazetari drejtuar Biden-it në konferencë. Përgjigja ishte e prerë: “Po”.
Biden ka thënë se SHBA-ja beson se Rusia mund ta ketë në shënjestër edhe kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, i banuar me mbi 2.9 milionë njerëz./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?