Gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së, Bajrami tha se qëllimi ndoshta ishte të largohen nga skena politike

Profesori Arsim Bajrami sonte në RTV21 foli për aktakuzën e ngritur ndaj themeluesve të UÇK-së, me ç’rast tha se është e padrejtë.
Bajrami u shpreh se qëllimi ndoshta ka qenë që themeluesit e UÇK-së dhe krerët e institucioneve të shtetit, të largohen nga skena politike dhe në një mënyrë të denigrohet lufta e UÇK-së.
Ai tha se sheh joprofesionalizëm të prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe se është i gatshëm që vullentarisht të dëshmojë luftën e UÇK-së.
Tutje, Bajrami në “Argument Plus” deklaroi se rasti i krerëve të UÇK-së do të fitohet, por shtoi se do të stërgjatet.
Videon mund ta gjeni duke klikuar këtu./21Media

Back to top button