Biden i gatshëm të flas me Putin nëse ai heq dorë nga lufta

Presidenti i Amerikës Johe Biden pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron tha se ishte i tronditur nga brutaliteti i Rusisë në Ukrainë, por këmbënguli se Vladimir Putin “nuk do të kishte sukses”.
“Presidenti Macron dhe unë kemi vendosur që do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mbajnë Rusinë përgjegjëse për veprimet e tyre dhe për të zbutur ndikimet globale të luftës së Putinit në pjesën tjetër të botës.”, tha ai.
Duke marrë pyetje nga gazetarët, Biden shtoi: “Ka një mënyrë që kjo luftë të përfundojë mënyra racionale. Putini të tërhiqet nga Ukraina… është e sëmurë, ajo që po bën… Unë jam i përgatitur të flas me zotin Putin nëse në fakt ka një interes që ai të vendosë se po kërkon një mënyrë për t’i dhënë fund luftës.”
Macron tha se ata diskutuan iniciativat “për të vazhduar mbështetjen dhe forcimin e mbështetjes sonë për trupat ukrainase dhe për t’u mundësuar atyre të rezistojnë”./21Media

Back to top button