Biden i përshkruan veprimet ruse si gjenocid

Duke folur në një ngjarje në Iowa për kostot e energjisë së brendshme, presidenti amerikan Joe Biden i ka përshkruar veprimet e Rusisë në Ukrainë si gjenocid.
Siç raporton BBC, Shtëpia e Bardhë deri më tani ka shmangur këtë term shumë të ngarkuar për të përshkruar vrasjen e civilëve nga Rusia.
“Buxheti juaj i familjes, aftësia juaj për të mbushur rezervuarin tuaj – asnjëra prej tyre nuk duhet të varet nga fakti nëse një diktator shpall luftë dhe kryen gjenocid gjysmë bote larg”, tha Biden, përcjell rtv21.tv
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka përshkruar vrasjet e civilëve në qytetin Bucha pranë Kievit, që ka shkaktuar akuza për krime lufte, si gjenocid të vërtetë.
Dhe më herët të martën, presidenti i Ukrainës ka thënë se varreza të reja masive po zbulohen pothuajse çdo ditë në rajonet që më parë ishin pushtuar nga Rusia./21Media

Back to top button