Kaloni te përmbajtja kryesore

‘Do të lë punën, dua të bëj diçka për të ndihmuar’

Teksa bie nata në Ukrainën perëndimore, një autokolonë automjetesh britanike futet në një parkim makinash në periferi të Lviv.
Simon Waller, një ish-ushtar, ka drejtuar një nga 16 makinat nga Birmingham në të gjithë kontinentin në Ukrainë.
55-vjeçari ka thënë se ishte frymëzuar për të ndihmuar për shkak të miqve që ka në Kharkiv, të cilët i takoi shtatë vjet më parë në Maldive. Pas pushtimit ai ishte në shok për javë të tëra, derisa i kanë thënë se vendi kishte nevojë për shoferë, raporton BBC
“Unë thashë, jam brenda, do të lë punën time, dua të bëj diçka për t’ju ndihmuar, për të ndihmuar miqtë tuaj, për familjen tuaj, për të ndihmuar Ukrainën”, ka thënë ai.
Waller e ka publikuar lajmin në internet mes miqve të dikurshëm të ushtrisë dhe së shpejti ai u bë pjesë e një kolone automjetesh që shkonte për në luftë.
“Udhëtimi i fundit këtu, automjeti që dola… të nesërmen në mëngjes patëm një foto të tij në vijën e frontit në Kiev”, ka thënë ai. “Kjo ishte thjesht ndjenja më e mirë”, shtoi ish-ushtari.
I pyetur se si mund të ndihmojnë njerëzit më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar, ai ka theksuar “Mos dhuroni vetëm rroba. Disa njerëz kanë nevojë për rrobat, por është më mirë që [ukrainasit] të mund të blejnë rroba për veten e tyre, në një mënyrë apo tjetrën”.
“Të gjithë duan të ndihmojnë, por ata nuk mendojnë shpesh se si po ndihmojnë”, ka shtuar Waller./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button