Biden ishte në gjumë apo po pushonte sytë?

Është publikuar një video ku shihet, Joe Biden me sytë e mbyllur në samitin e ndryshimeve klimatike COP26.
Presidenti amerikan është në mesin e liderëve botërorë që kanë udhëtuar për mbajtjen ë këtij samiti, të cilën ai e ka quajtur një “mundësi të jashtëzakonshme”, në Glasgow, transmeton rtv21.tv.
Por a ishte duke fjetur apo thjesht duke pushuar sytë?

Samiti global i klimës COP26 në Glasgow shihet si vendimtar nëse ndryshimi i klimës do të vihet nën kontroll. Pothuajse 200 vendeve po u kërkohet për të ulur emetimet dhe kjo mund të çojë në ndryshime të mëdha në jetën tonë të përditshme./21Media

Back to top button