NASA kultivon speca djegës në Gjithësi
Astronautja e NASA-s, Megan McArthur, e cila është njëra prej shtatë anëtarëve që momentalisht jetojnë dhe punojnë në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, përgatiti siç e quan ajo “takon më të mirë në gjithësi”.
Ajo “takon” e përgatiti me disa speca djegëse të rritura në këtë stacion, me mish dhe domate të rihidratuara.
Astronautët po ashtu shijuan disa nga specat e kuqe dhe të gjelbra, dhe bazuar në to, bënë një analizë të shijes së tyre për punimet shkencore në të ardhmen.
Projekti “48 specat djegëse” është pjesë e një përpjekjeje të re nga NASA për të testuar më shumë ushqime para misioneve afatgjate që mendohen të realizohen në Hënë e Mars.
Për fat, specat vazhhdojnë të japin fryt, e kjo bazuar në lulet që qelin ato.
Sipas NASA-s, studimet e zhvillimit të frutave në mikrogravitet janë të limituara, dhe studiuesit kanë veçuar zhvillimin në masë të ulët të frutave kundrejt atyre në tokë në këtë eksperiment, këtë për arsye të cilat nuk janë të kuptueshme deri në këtë pikë.
Astronautët para përgatitjes së takove, fillimisht kanë ngrënë specat djegës. Speca u morën nga habitati 04, në të cilin po provohet të rriten bimë të ndryshme në orbitë.
Para specave djegës, astronautët rritën mustardë, rrepka, marule të kuqe dhe dy lloje të tjera të maruleve.
Specat djegës u dërguan në Stacionn Ndërkombëtar të Gjithësisë me 5 qershor, me anijen kozmike të Space X, Dragon CRS-22. Në muajin korrik, NASA njoftoi se bimët po rriteshin.
Ekipi i astronautëve, përfshirë këtu edhe McArthur, fillimisht ishte planifikuar që të ktheheshin në shtëpi kah fundi i muajit tetor 2021, para se të lashtat të ishin gati për ngrënie, por ata vazhdojnë të qëndrojnë në gjithësi derisa moti të përmirësohet për lansim të misionit të Crew -3(Ekipit tre).
Turizmi në gjithësi në disa vitet e fundit është bërë rajon që tërheqë interesim për rritje të bimëve. Atje janë realizuar disa ekspedita dhe eksperimente për të parë se si jeta mund të zhvillohet larg Tokës.
Ideja është që ekipet e astronautëve në gjithësi të hanë ushqime të freskëta dhe të shëndetshme, e jo të paketuara. Specat i zgodhën për kultivim pasi që rriten më lehtë, dhe përmbajnë shumë vitaminë C./21Media