Biden iu drejtohet studentëve: Keni të drejtë të protestoni por jot ë shkaktoni kaos

Presidenti Joe Biden u është drejtuar protestave, duke thënë se studentët kanë të drejtë të protestojnë, por jo “të shkaktojnë kaos”.

Deklaratat e tij vijnë pasi oficerët e policisë thyen barrikadat për të pastruar një protestë pro-palestineze në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos (UCLA).

Qindra njerëz me tenda kishin ngritur kampe në UCLA – oficerët u thanë atyre të lëviznin ose të arrestoheshin

Gjatë natës, qindra oficerë hynë në vend dhe deri të enjten në mëngjes shumica e protestuesve ishin larguar

Gazetarët tanë panë dhjetëra protestues të ndaluar me duar pas shpine, të hipur në autobusë

Të martën mbrëma, një grup i maskuar pro-izraelit sulmoi një kamp studentor pro-palestinez, përpara se oficerët të thirreshin në kampus

Demonstratat po vazhdojnë në dhjetëra universitete në të gjithë SHBA-në; ka pasur më shumë se 1000 arrestime në total.

Back to top button