Biden letër Osmanit për pavarësi: Kosova të përmbush të gjitha obligimet në dialog

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një telegram urimi për 16 vjetorin e pavarësisë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph R.Biden Jr.

Me këtë rast, Biden ka konfirmuar se Kosova dhe ShBA ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm të përforcuar nga vizioni i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më prosperues.

Presidenti amerikan gjithashtu ka thënë se SHBA përkrah dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim me Serbinë si një hap përpara drejt njohjes eventuale reciproke.

Gjithashtu Biden ka kërkuar që Kosova të përmbush të gjitha obligimet në dialog, përfshirë edhe ato nga të kaluara që janë arritur në kuadër të dialogut.

Në vijim, gjeni letrën e plotë të urimit, të dërguar nga presidenti Biden:

 

Back to top button