Biden mbërrin në Bruksel
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka mbërritur në Bruksel për një seri samitesh urgjente që synojnë të trajtojnë luftën e Rusisë në Ukrainë.
“Air Force One” u ul në aeroportin e Brukselit në orën 21:03 me kohën lokale pas një fluturimi afërsisht shtatë orësh nga Uashingtoni.
Biden do të pritet nga kryeministri i Belgjikës në aeroport. Ai fillon bisedimet intensive me NATO-n, G7 dhe Bashkimin Evropian duke filluar nga e enjtja./21Media