Vodhën derivate në mëngjes, arrestohen në mbrëmje

Një 26 vjeçar dhe një 21 vjeçar janë arrestuar sonte nga Policia e Kosovës. Personat e arrestuar sipas Policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë kryer një vjedhje në afërsi tek vendi i quajtur ” Ura Kashanit” në vend punishten e hekurudhave të Kosovës.
Të dyshuarit dyshohet se në punishten e hekurudhave të Kosovës kanë vjedhur: 150 m kabllo elektrike, 4 akumulatorë (bateri) makinash, 20 pjesë nga 3 m të çelikut dhe rreth 200 litra derivate të naftës.
Policia të dyshuarit i ka shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj janë dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore./21Meida

Back to top button