Biden mbërrin në Evropë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka mbërritur në Evropë për dy samite ndërkombëtare, duke e lënë në harresë agjendën e tij të brendshme me planin prej 2.75 trilionë dollarësh në Uashington.
Biden kishte shpresuar të trumbetonte një paketë mjedisore parakolp në samitin global të klimës të javës së ardhshme në Britani.
Por kolegët e tij demokratë braktisën planet për një votim të enjten, duke e lënë të gjithë platformën e tij në ajër.
Biden, vlerësimi për të cilin ka rënë, tha se vetë presidenca e tij ishte e varur në balancë.
“Pjesa tjetër e botës pyet veten nëse ne mund të funksionojmë”, tha ai.
Ai zbarkoi në Romë herët të premten për një samit të G20-s ku planet për një taksë minimale globale do të jenë në agjendë.
Presidenti i dytë katolik i Amerikës do të takohet gjithashtu me Papa Françeskun në Vatikan të premten.
Ai do të shkojë në Skoci të dielën në mbrëmje për konferencën e Kombeve të Bashkuara për klimën, COP26, në Glasgow.
Biden do të kërkojë të projektojë mesazhin se SHBA-ja është kthyer në luftën kundër ngrohjes globale pasi paraardhësi i tij, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja e Parisit për klimën./21Media

Back to top button