Biden nënshkruan projektligjet e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Presidenti amerikan, Joe Biden nënshkroi dje dy projektligje që vendosin sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.
Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, sanksionet shënojnë lëvizjen e fundit të administratës për të ndëshkuar të dy vendet për  pushtimin e vazhdueshëm vdekjeprurës të Ukrainës nga Rusia  dhe hera e parë që sanksionet në përgjigje të luftës vijnë nga Kapitol Hill.
Një projektligj pezullon marrëdhëniet normale tregtare me Rusinë dhe Bjellorusinë, duke ndëshkuar vendet duke i hapur rrugën tarifave më të larta për importet prej tyre. Tjetri ndalon importet e energjisë nga Rusia, duke përfshirë naftën, qymyrin dhe gazin natyror.
Senati miratoi njëzëri dy masat të enjten në mëngjes. Ndërsa Dhoma votoi me shumicë dërrmuese për të miratuar legjislacionin, projektligjet u përballën me më shumë kundërshtime atje./21Media

Back to top button