Biden nuk pranon të tregojë nëse fajëson Rusinë për rrjedhjet e gazit

I pyetur nëse fajëson Rusinë për rrjedhjet e gazit të kësaj jave të gazsjellësit Nord Stream, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden nuk pranoi të komentojë të enjten.
Biden po fliste në selinë e FEMA-s në Uashington DC për përgjigjen federale ndaj stuhisë tropikale Ian.
“Le të qëndrojmë me këtë, në rregull?”, tha Biden kur u pyet nga një gazetar nëse ai e konsideronte Rusinë përgjegjëse për dëmin.
Biden vazhdoi: “Ka shumë çështje të rëndësishme ndërkombëtare, por ne jemi këtu për të folur për Amerikën. Faleminderit”.
Zyrtarët amerikanë thonë se nuk kanë ende një shpjegim të plotë për atë që ndodhi, disa ditë pasi shpërthimet u duk se shkaktuan tre rrjedhje të ndara dhe të njëkohshme në të dy tubacionet të hënën, përcjell rtv21.tv
Rrjedhjet janë përshkruar nga shefi i NATO-s dhe disa liderë evropianë si “akte sabotimi”.
Kremlini ka thënë se çdo pretendim që ka shënjestruar tubacionet është “absurd” dhe zëdhënësi Dmitry Peskov tha të enjten se “natyra e paprecedentë” e rrjedhjeve sugjeron se ato mund të kenë qenë rezultat i një “sulmi të mundshëm terrorist”./21Media

Back to top button