Biden para liderëve të vendeve anëtare përmendi ndërhyrjen në Ballkan për ndaljen e spastrimit etnik

Gjatë një fjalimi në Washington për nder të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, Presidenti amerikan, Joe Biden iu drejtua udhëheqësve të vendeve të NATO-s ku foli për unitetin e aleancës kundër agresionit rus në Ukrainë.

Biden tha se NATO është aleanca më e madhe e më efektive në historinë e botës.

“Kur shpërtheu lufta në Ballkan, ne ndërhymë për ta rivendosur paqen dhe për ta ndalur spastrimin etnik”, tha Biden para Sekretarit të Përgjithshëm, liderëve të vendeve të NATO-s, ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes, përfaqësuesve nga vendet partnere e të Bashkimit Europian dhe anëtarëve të Kongresit në Samitin e NATO-s.

Ndër tjera Biden tha se NATO evoluoi strategjitë për t’u përballur me kërcënime e duke e rritur efektivitetin.

Ai theksoi se “karakteri i NATO-s është thelbësisht demokratik, gjithmonë ka qenë dhe duhet të vazhdojë të jetë gjithmonë”.

Back to top button