Kaloni te përmbajtja kryesore

O’Brein në takim me Osmanin diskutuan për “nevojën urgjente” për t’u riangazhuar në dialog

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmëssekretarin e Shtetit Jim O’Brein.

Ky i fundit tha se me Osmanin diskutuan për “nevojën urgjente” për t’u riangazhuarn në dialogun me Serbinë.

“E mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Ëashington. Ne jemi krenarë që mbështesim shtetin sovran, multietnik dhe demokratik të Kosovës. Është kritike që ne të qëndrojmë në hap për ta avancuar vizionin tonë të përbashkët. Gjithashtu u diskutua nevoja urgjente për t’u riangazhuar në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi O’Brien në “X”.

Osmani gjatë qëndrimit të saj në SHBA në kuadër të samitit të NATO-s, është takuar edhe me Sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button