Biden paralajmëron Putinin që të mos pushtojë Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden të premten u betua se do ta bëjë “shumë, shumë të vështirë” për presidentin rus, Vladimir Putin që të ndërmarrë aksion ushtarak në Ukrainë.
“Ajo që po bëj është të bashkoj atë që besoj se do të jetë grupi më i plotë dhe më kuptimplotë i iniciativave për ta bërë shumë, shumë të vështirë për zotin Putin që të vazhdojë dhe të bëjë atë që njerëzit janë të shqetësuar se ai mund të bëjë,” tha Biden
Ka shenja se Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini janë afër organizimit të një bisede javën e ardhshme mes Bidenit dhe Putinit.
Këshilltari i Putinit për çështjet e jashtme, Yuri Ushakov u tha gazetarëve të premten se janë bërë marrëveshje për një telefonatë Putin-Biden në ditët në vijim, duke shtuar se data do të shpallet pasi Moska dhe Uashingtoni të finalizojnë detajet. Rusët thonë se është rënë dakord për një datë, por zbuluan kur.
Biden nuk ka dhwnw detaje se çfarë veprimesh po mendon tw ndwrmarrw. Por, ministri i punwve tw jashtme i Rusisw, Sergej Lavrov, i cili u takua të enjten me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Suedi, tha se SHBA ka kërcënuar me sanksione të reja.
Ai nuk ka zbuluar sanksionet potenciale por tha se tentimet e SHBA-së nuk do të jenë efektive.
“Nëse vijnë ‘sanksionet e reja nga ferri’, ne do të përgjigjemi”, tha Lavrov.
Diferencat e thella u shfaqën gjatë takimit Blinken-Lavrov, me zyrtarin rus që akuzoi Perëndimin se “po luante me zjarrin” duke i mohuar Rusisë të thotë në çdo zgjerim të mëtejshëm të NATO-s në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka kërkuar që Ukraina t’i bashkohet aleancës, e cila mban premtimin për anëtarësim, por nuk ka vendosur një afat kohor.
Blinken këtë javë tha se SHBA-ja “ia ka bërë të qartë Kremlinit se ne do të përgjigjemi me vendosmëri, duke përfshirë një sërë masash ekonomike me ndikim të lartë, të cilat nuk i kemi përdorur në të kaluarën”.
Ai nuk detajoi se çfarë sanksionesh po peshoheshin, por njëra mund të ishte ndërprerja e Rusisë nga sistemi SWIFT i pagesave ndërkombëtare. Parlamenti i Bashkimit Evropian miratoi një rezolutë jodetyruese në prill për të shkëputur Rusinë nga SWIFT nëse trupat e saj hyjnë në Ukrainë.
Një lëvizje e tillë do të shkonte shumë drejt bllokimit të bizneseve ruse nga sistemi financiar global. Aleatët perëndimorë thuhet se e konsideruan një hap të tillë në 2014 dhe 2015, gjatë përshkallëzimeve të mëparshme të tensioneve të udhëhequra nga Rusia mbi Ukrainën.
Kryeministri i atëhershëm rus Dmitry Medvedev tha se kjo do të ishte e barabartë me “një shpallje lufte”.
“Nëse vijnë ‘sanksionet e reja nga ferri’, ne do të përgjigjemi”, tha Lavrov. “Ne nuk mund të mos përgjigjemi.”
Dallime të thella u shpërfaqën në takimin Blinken-Lavror, ku zyrtari rus tha se Perëndimi “po luan me zjarr” kur po i mohon Rusisë të drejtë vendimi në zgjerim të mëtutjeshëm të NATO-s për shtetet e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik./21Media

Back to top button