Biden rikonfirmon mbështetjen e palëkundur për Ukrainën

Presidenti i SHBA,  Joe Biden falënderoi presidentin polak Andrzej Duda për angazhimin e vendit të tij për të mbështetur popullin e Ukrainës.
Biden tha se beson se Ukraina është në një pozicion më të mirë.
“E bëra të qartë se angazhimi i Shteteve të Bashkuara është real dhe se një vit më vonë do të argumentoja se NATO është më e fortë se sa ka qenë ndonjëherë”, tha Biden.
“Mund të them me krenari se mbështetja jonë për Ukrainën mbetet e palëkundur.”
Biden e quajti mbështetjen e Polonisë për Ukrainën “me të vërtetë të jashtëzakonshme” dhe falënderoi vendin që mirëpriti mbi një milion ukrainas.
“Lidhja mes popullit polak dhe amerikan është jashtëzakonisht e fortë dhe e thellë,” tha Biden
“Shumë sfida me të cilat duhet të përballemi, por jam i bindur se mund ta ia dalim së bashku”, shtoi Biden.

15: 11- Duda: Vizita e Biden sinjal i rëndësishëm për sigurinë globale

Vizita e Biden në Varshavë është një shenjë e rëndësishme për sigurinë e vazhdueshme të Polonisë, tha presidenti polak Andrzej Duda.

Të dy udhëheqësit janë takuar për të diskutuar mbështetjen ushtarake për Kievin dhe forcimin e pranisë së NATO-s në krahun e saj lindor.

“Vizita juaj është një shenjë e rëndësishme e sigurisë, një sinjal i përgjegjësisë së SHBA për sigurinë e botës dhe Evropës. Amerika mund të mbajë rendin botëror,” i tha Duda Bidenit përpara takimit të tyre.

Duda falënderoi gjithashtu Biden për udhëtimin e tij në Kiev, duke e quajtur atë “një veprim strategjik dhe politik jashtëzakonisht spektakolar”.

11:25- Fjalimi i Biden në Poloni do të kundërshtojë pretendimet e Putinit
Presidenti amerikan Joe Biden pritet të parashtrojë pikëpamjen e tij për luftën në Ukrainë si një betejë për demokracinë gjatë një fjalimi më vonë të hënën.
Ai do të mbajë fjalimin e tij në kryeqytetin polak, Varshavë, në kuadër të vizitës së tij treditore në vend.
Do të vijë disa orë pasi presidenti rus akuzoi Perëndimin si përgjegjës për luftën.
Të hënën, Biden bëri një vizitë të papritur në Ukrainë për të riafirmuar mbështetjen e Amerikës për Kievin.
Fjalimet konkurruese nga të dy liderët vijnë disa ditë përpara përvjetorit të parë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.
Në Varshavë, presidenti amerikan pritet të theksojë rolin jetik që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur në nxitjen e mbështetjes perëndimore për Ukrainën kundër agresionit rus, shkruan BBC, përcjell portali rtv21.tv
Por ai do të kërkojë gjithashtu të mbështesë politikën e tij në vend, ku disa politikanë po shprehin dyshime për shkallën e përfshirjes së SHBA.
Më herët të martën, presidenti rus Vladimir Putin mbajti fjalimin e tij vjetor për gjendjen e kombit – duke akuzuar
Perëndimin për hipokrizi dhe për tërheqje nga “marrëveshjet themelore”.
“Dua të përsëris: janë ata që janë fajtorë për luftën dhe ne po përdorim forcën për ta ndalur atë”, tha ai nën duartrokitje të mëdha./21Media

Back to top button