Çka përmban traktati i kontrollit të armëve prej të cilit Putin tha se ishte i detyruar të tërhiqej

Më herët, presidenti rus  Putin tha se ai ishte “detyruar” të tërhiqej nga një traktat i rëndësishëm i kontrollit të armëve. Kjo marrëveshje, traktati i Fillimit të Ri, ishte marrëveshja e fundit e mbetur e armëve bërthamore midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Nënshkruar në vitin 2010 nga dy presidentë të atëhershëm – Barack Obama dhe Dmitry Medvedev – traktati ishte krijuar për të parandaluar luftën bërthamore. Ai kufizon numrin e kokave bërthamore strategjike që të dyja palët mund të vendosin dhe i jep secilit vend fuqinë për të inspektuar tjetrin, shrkuan BBC, përcjell portali rtv21.tv
Marrëveshja hyri në fuqi në 2011 dhe u zgjat 10 vjet më vonë – megjithëse inspektimet e armëve janë ndërprerë nga pandemia Covid-19.
Mes tyre, dy ish-rivalët e Luftës së Ftohtë përbëjnë pothuajse të gjitha armët bërthamore të botës. Rusia ka thënë më parë se donte ta mbante traktatin në fuqi – pavarësisht retorikës armiqësore nga të dyja palët gjatë luftës në Ukrainë./21Media

Back to top button