Biden sytë kah Rusia

Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA kanë kërkuar kujdes, pasi Rusia tha se do të ulë në mënyrë drastike sulmet në Kiev dhe Chernihiv.
Tani, presidenti amerikan Joe Biden e ka shtuar disponimin e kujdesshëm, duke thënë: “Unë nuk lexoj asgjë në të derisa të shoh se cilat janë veprimet e tyre, përcjell rtv21.tv
“Ne do të shohim nëse ata do të ndjekin atë që po sugjerojnë. Ka negociata që vazhduan sot, një në Turqi dhe të tjera”, ka thënë Biden.
“Duket se ka një konsensus që le të shohim se çfarë kanë për të ofruar”, ka shtuar ai.
Biden u ka folur gazetarëve pas takimit me kryeministrin e Singaporti, Lee Hsien Loong./21Media

Back to top button