Biden uron pavarësinë: Marrëveshja Kosovë – Serbi duhet të jetë e përqendruar te njohja reciproke

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë urimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për ditën pavarësisë së Kosovës, ku është theksuar mbështetja e SHBA-së si partner i palëkundur i Kosovës.
Osmani ka thënë se Biden në këtë urim duartroket punën dhe përkushtimin për forcimin e demokracisë dhe në luftën kundër krimit e korrupsionit, teksa ka kërkuar që dialogu të përqendrohet në njohje reciproke.
Sipas tij, në Samitin për Demokraci, Kosova ka dëshmuar se është e gatshme ta ndajë përvojën me shtete të tjera, ndaj ka theksuar se gjatë këtij viti Kosova vazhdimisht ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare.
Në urimin e tij, presidenti amerikan ka përsëritur faktin e lidhjes së veçantë, të cilën familja Biden e ka me vendin tonë./21Media
Back to top button