Yjet e European Shooting Stars 2022 morën çmimet e tyre

Talentët e rinj u mirëpritën në skenën e Berlinale Palast nga ish-Ylli i Shooting Natalia De Molina, duke luajtur këtë vit në konkursin e Berlinales “Një vit, një natë” (Un año, una noche).
Yjet e Shooting Evropian 2022 janë:
1. Evin Ahmad (Suedi)
2. Emilio Sakraya (Gjermani)
3. Gracija Filipović (Kroaci), Anamaria Vartolomei (Francë) dhe Souheila Yacoub (Zvicër)
4. Hanna van Vliet (Holandë)
5. Marie Reuther (Danimarkë)
6. João Nunes Monteiro (Portugali)
7. Clare Dunne (Irlandë)
8. Timon Sturbej (Slloveni)
Në filmin ‘One Year, One Night’, të mbijetuar nga masakra në Bataclan (Bataklan) paraqesin dhembjen e tyre.
Me fjalë të tjera, regjisori spanjoll Isaki Lacuesta, në këtë film konsideron me dhembshuri e paqartësi shpirtërore gjendjen emotive pas sulmeve të nëntorit të vitit 2015 në Paris në një klub nate në Bataklan.
Skenarin e filmit One Year One Night e bashkëshkruan Isa Campo, Fran Araújo dhe Lacuesta, dhe ai bazohet në librin biografik “Love, Peace and Death Metal,” të cilin e shkroi i mbijetuari në sulmet e Bataklan, Ramón González. Ky libër detalizon se si ai dhe e dashura e tij Paula filluan trajtime të ndryshme pas sulmeve.
Ramon, rolin e të cilit në film e luan aktori Pérez Biscayart, merret me telnologji, dhe njëherësh është edhe muzicient. Ai jeton në Paris me të dashurën e tij Celine, rolin e të cilës e luan aktorja franceze Merlant.
Ajo punon në strehimoren për ndihmë të të rinjëve problematik.
Pas sulmeve, ata duken të trishtuar, të pashpresë. Kjo dramë e bën të qartë se Ramon dhe Celine ndjenjë terrorin që kanë përjetuar në shpirt edhe pas një viti.
Festivali i 72-të dedikuar filmit në Berlin, Berlinale 2022, do të përmbyllet me 20 shkurt 2022./21Media

Back to top button