Bie ashensori në një ndërtesë në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore pasi ashensori ka rënë nga kati i dytë në bodrum.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:51 në rrugën “Hisni Gashi” në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.
“Është raportuar se si pasoj e një ashensori i cili ka rënë në një ndërtes nga kati i dytë në podrum, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona viktima femra kosovare të cilat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor”, ka njoftuar Policia.
Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore./21Media

Back to top button