Tri superndeshje në Superligën e Kosovës

Xhiro e 22-të në Superligan e Kosovës do të kompletohet sot me tri ndeshje jashtëzakonisht interesante.
Kampioni i Kosovës, Ballkani do të ballafaqohet me Dukagjinin dhe do të kërkojë fitore për t’u shmangur edhe më shumë nga Drita në luftën për titullin kampion pasi skuadra gjilanase dje u mposht nga Ferizaj. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Ndeshja derbi e ditës do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, aty ku Llapi e pret Prishtinën në një sfidë që premton spektakël.
Llapi ka 29 pikë në vendin e katërt, kurse Prishtina është e pesta me 27 sosh.
Ndeshja e tretë vë përballë Gjilanin me Trepçën 89’.
Që të gjitha ndeshjet startojnë nga ora 13:00.

Back to top button