Tentim vrasje në Podujevë, viktima goditet nga një plumb derisa ishte në oborr

Një burrë është dërguar mbrëmë në QKUK për trajtim mjekësor, pasi derisa ka qenë në oborr, në fshatin “Peran” të Podujevës është goditur nga një plumb.
Lidhur me rastin, janë intervistuar tre dëshmitarë të rastit.
Rasti është cilësuar vrasje e rëndë në tentativë.
“Njësitë relevante policore dhe njësiti K-9 kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin janë intervistuar tre dëshmitar rasti, është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë hetimore”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button