Bie nga lartësia punëtori i Minierës “Trepça”, vdiq në vend

Një punëtor i Minierës “Trepça” ka gjetur vdekjen në vendin e tij të punës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth 07:00, Policia ka pranuar informatën se në vendin e tij të punës brenda kompleksit industrial ” Trepça” është gjetur pa shenja jete viktkma mashkull 58 vjeçar. Bazuar në hetimet fillestare dyshhohet se viktima ka rënë nga një lartësi e objektit”, ka thënë Zahiti.

Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identikfikimin dhe ndriçimin e rrethanave të rastit.

Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Back to top button