Bie nga ndërtesa, vdes një person në Prishtinë

Një qytetar ka vdekur pasi ka rënë nga një ndërtesë. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Ai ka treguar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Aktualisht ka nisur një hetim i rrethanave të ngjarjes nga njësitet kompetente policore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe mekanizmat e tjerë relevant”, ka thënë Borovci./21Media

Back to top button