Bie një lis mbi një veturë në oborrin e spitalit

Si pasojë reshjeve të shiut dhe rrufes një lis është rrëzuar sot në oborrin e spitalit të Ferizajt. Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar nënkolonel Basri Shabani nga drejtoria rajonale e Ferizajt.
Shabani ka treguar se si pasojë e erërave lisi ka rënë mbi një veturë, fatmirsisht nuk ka pasur të lënduar.
‘Një lis në afërsi të Spitalit në Ferizaj është rrëzuar nga era, të lenduar nuk raportohet, ndërsa dëme materiale peson një veturë e parkuar afër lisit”, ka thënë Shabani./21Media
 

Back to top button