Keqpërdorimet e Fondit të Programit të Trajtimit Mjekësor, Latifi paralajmëron masa

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi është duke raportuar në komisionin para deputetëve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Latifi ka deklaruar se organet e drejtësisë do të merren me rastet e keqpërdorimeve të Fondit të Programit të Trajtimit Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike.
“Nëse ka keqpërdorime, organet përgjegjëse duhet të merren me të. Bordi i fondit do të ketë ndryshime serioze, nëse dikush e ka thyer ligjin dhe do të ketë pasoja. Unë jam tmerruar, kur kam shkuar te fondi e në oborr janë dy dyqane që merren me rekrutimin e pacientëve për t’i dërguar jashtë vendit”, ka thënë ai./21Media

Back to top button