Bie një pjesë e fasadës nga ndërtesa, pëson një 25-vjeçar në Prishtinë

Viktima është dërguar në QKUK

Një 25-vjeçar sot ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes nga një pjesë e fasadës që ka rënë nga një ndërtesë në qendër të Prishtinës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“I lënduari me inicialet J.K pësoi këtë incident në sheshin “Edi Durham” në kryeqytet. I njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Ahmeti për rtv21.tv.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes po merren me rastin./21Media

Back to top button