Bie numri i gjobave për mosrespektimin e masave anti-COVID

Policia vazhdon t’i dënojë qytetarët për mosmbajtje të maskës apo për shkelje të tjera të parapara me Ligjin COVID-19.
Megjithatë, gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptiar 1 mijë e 443 gjoba më pak se një ditë më parë.
Gjatë të premtes për mosrespektim të masave antiCovid u shqiptuan 2 mijë e 794 tiketa dënimi. Ndërsa, një ditë më parë (të enjten) u shqiptuan 4 mijë e 237 tiketa dënimi.

Dënimet në bazë të ligjit Covid-19 sillen nga 35 deri në 2000 euro.
Masat ndëshkuese për ata që shkelin oraret e përcaktuara të lëvizjes dënimet sillen nga 500 euro ndërsa ata nuk respektojnë mbajtjen e distancës fizike gjobiten me 35 euro.
Me nga 35 euro gjobiten edhe personat që nuk mbajnë maskë e cila nga e hëna është bërë obligative.
Bizneset që organizojnë aktivitet të ndaluara sipas masave të Qeverisë gjobiten me 2000 euro. Kurse ata persona që nuk e respektojnë izolimin gjatë infektimet me Covid-19 gjobitet me 500 euro si dhe rikthehet në karantinë.
Ndërsa, ata që hynë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë legale dhe nuk e deklarojnë vendin e origjinës prej nga vijnë si dhe nuk vepron sipas udhëzimeve të organeve kompetente ose refuzon t’i nënshtrohet masave të kontrollit të detyrueshëm mjekësor dhe izolimit apo karantinimit dënohet me gjobë prej 500 euro./21Media

Back to top button